Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndërpret konferencën dhe nxirret jashtë nga sigurimi

Presidenti i SHBA, Donald Trump u nxorr befasisht nga konferenca për shtyp nga sigurimi për shkak se pranë godinës së Shtëpisë së Bardhë pati të shtëna me armë zjarri.

Pas disa minutash, Trump u kthye në dhomën e konferencave, duke konfirmuar të shtënat.

“Kishte të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe duket se situata është nën kontroll. Unë do të doja të falënderoja Shërbimin Sekret për kryerjen e punës së tyre gjithmonë të shpejtë dhe shumë efektive,” tha Trump kur u kthye.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë vonë se incidenti kishte filluar kur një burrë 51-vjeçar iu afrua një oficeri të Shërbimit Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë. Burri është qëlluar me armë nga forcat e rendit dhe është dërguar  spital