Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 35-vjeçarja

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset

Një e re ka mbetur e plagosur me armë zjarri natën e mbrëmshme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto", në Pedonale, teksa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri 35-vjeçaren Liljana Jeremia, e cila nga të dhënat e para raportohet se ka qenë një kalimtare.

Aktualisht, 35-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion Paraprak

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen "Vasil Shanto", Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Të fundit