Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari me “arrest shtëpie”

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, për armëmbajtje pa leje, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sipas policisë, në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet.

“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.I, 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehra dhe 21 fishekë”, njofton policia.

Të fundit