Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri para Bashkisë së Korçës, plagoset rëndë një person

Të shtëna me armë zjarri para Bashkisë së

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur rëndë  me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, para Bashkisë së qytetit dhe sipas informacioneve paraprake mësohet disa persona janë konfliktuar dhe me pas janë përplasur fizikisht, duke u qëlluar me grushta.

Konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve, duke mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit