Flash News

KRYESORE

Të shtënat me armë në Elbasan, autori djeg BMW-në

Të shtënat me armë në Elbasan, autori djeg BMW-në

Disa të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar sot qytetarët e Elbasanit.

Burime të policisë bëjnë me dije se pesona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë teksa ecnin me makinë në mes të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu", në afërsi të Urës së Bakallit. Pas të shtënave, autori është larguar me shpejtësi me një automjet tip BMW, të cilit i ka vënë flakët në lagjen "Haxhias". Nuk ka persona të lënduar nga të shtënat, edhe pse ngjarja ka ndodhur në një orar ku ka pasur lëvizje të qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2017 në lagjen "Emin Matraxhiu", në afërsi të "Urës së Bakallit" një mjet BMW, në ecje e sipër ka qëlluar me armë në ajër dhe me pas është larguar. Nuk ka dëme në njerëz. Mjeti BMW është gjendur i djegur në lagjen Haxhias. Nga verifikimet paraprake mjeti rezulton në pronësi të shtetasit B.B. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

 

 

 

 

Të fundit