Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të shtënat me armë në Shkodër, reagon PD: Policia është bërë njësh me bandat, Edi Rama e Sandër Lleshaj përgjegjës
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet.
Pas ngjarjes ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Zamira Ulqinaku. Përmes një postimi në Facebook, ajo akuzon policinë se është bërë njësh me bandat.
Po ashtu ajo akuzon qeverinë se është përgjegjëse për këtë situatë në Shkodër dhe shton se qyteti kurrë nuk është përballur me një situatë të tillë.
"Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës! Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit! Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm!", shkruan Ulqinaku.