Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Të shtënat me armë në Tushemisht, flet pronari i hotelit: Qëlluan drejt dhomës së djalit, autorët i kam denoncuar, por policia hesht
Jetmir Muçllari, pronari i hotelit në Tushemisht, ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Duke folur në media, Muçllari dyshon se objektiv ka qenë djali i tij, ndërsa autorët kanë qëlluar disa herë në dhomën ku ai flinte, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Po ashtu, dy autorët kanë qëlluar me kallashnikov drejt automjeteve të parkuara në hotel, duke dëmtuar dy të tijat dhe të birit dhe 4 mjete të turistëve.
“Autorët qëlluan drejt makinave të parkuara në hotel, shkrehën disa karikatorë me fishekë drejt tyre. Ishin dy persona të armatosur. Në fillim qëlluan drejt rojës së hotelit dhe i thanë mos lëviz. Kanë qëlluar drejt dhomave ku kishte turistë dhe disa herë drejt dhomës ku flinte djali, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga plumbat.
Dyshoj se objekt i dy atentateve brenda javës ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk vepron. E deklaroj publikisht se jemi të kërcënuar si familje dhe kërkojmë mbrojtje nga policia dhe azil sepse këtu u rrezikohet jeta dy djemve të mi”, deklaroi pronari i hotelit.