Flash News

KRYESORE

Të shtunën e protestës Rama do të largohet nga Tirana, e konfirmon dhe ish-ministri

Të shtunën e protestës Rama do të largohet nga Tirana, e
Më 16 shkurt, PD-ja dhe aleatët e saj do të organizojnë protestë kundër qeverisë. Kryeministri Rama nuk do të qëndrojë në zyrë të shtunën pasi ka zgjedhur të shmangë protestën për t`u nisur drejt Vlorës. Kjo është konfirmuar dhe nga ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Në një postim në profilin e tij në Instagram, ai ka bërë me dije de Rama do të jetë në turin e takimeve "Bashkia që duam". “Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës.  Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara.  Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit ”, shkruan Gjiknuri.
Rama i frikësuar nga protesta e opozitës? Të shtunën do largohet 150 kilometra larg Tiranës

Të fundit