Flash News

KRYESORE

“Të shtyhen zgjedhjet me 6 muaj”, aleatët e PD-së thirrje presidentit Meta

“Të shtyhen zgjedhjet me 6 muaj”, aleatët e PD-së

Grupi i Qendrës së Djathtë organizoi në Kamëz atë që njihet tashmë si “Forumi për Zgjedhje të Lira”. Drejtuesit e pesë partive opozitare, PR, LZHK, PDK, PAA dhe PBDNJ i kanë bërë thirrje presidentit që të shtyjë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Duke e konsideruar si autoritetin e vetëm kushtetues, aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë nga Ilir Meta që të shtyjë me 6 muaj zgjedhjet dhe t’i hapet rrugë qeverisë tranzitore.

“I kërkoj Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. Në qoftë se Presidenti i Republikës ka deklaruar që është i gatshëm, në qoftë se do të ketë mirëkuptim politik, ne sot kuptojmë që nuk ka mirëkuptim nga pushteti i krimit. Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore”, ka deklaruar kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Të fundit