Flash News

KRYESORE

Të suksesshmit janë rritur nga prindër të rrept, ja si e tregon studimi

Të suksesshmit janë rritur nga prindër të rrept, ja si e

Një njeri fillon të formoj personalitetin e vetë që në moshë të hershme. Për të krijuar një personalitet me të gjitha virtytet e mira dhe larg veseve të këqija duhet të jeni rritur nga një nënë e rreptë,  pavarësisht se  nga fëmijët shihen si armiku i tyre më i madh, por vlerat e këtij trajtimi do t’i kuptojnë më vonë.

Erica Rascon, një profesoreshë nga Universiteti i Essex ka kryer një studim që tregoi se nënat e rrepta kanë fëmijë të suksesshëm dhe se njerëzit e suksesshëm kishin nënat shumë kërkuese. Hulumtimi ka analizuar anketat e më shumë se 15 000 fëmijëve të moshës 13-14 vjeçare midis viteve 2004 dhe 2010. Fëmijët, nënat e të cilëve kishin kërkesa të mëdha, janë shumë më të pavarur dhe më të sigurt në vetvete. Rezultatet e studimit treguan se vajzat që kishin nënat strikte dhe kërkuese kishin 4% shanse më të ulëta për të mbetur shtatzënë para kohe. Fëmijët që kishin nënat kërkuese kishin gjithashtu më shumë gjasa të përfundonin kolegjin dhe të kishin një punë të mirë.

Megjithatë, format strikte të trajtimit të një fëmijë nuk janë gjithmonë të duhurat për një të ardhme të suksesshme.

Të fundit