All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Të themelohet sindikatë për të mbrojtur pedagogët", vendimet e Asamblesë

"Të themelohet sindikatë për të mbrojtur
All - Paragraf - 1

Janë zbardhur konkluzionet e mbledhjes së asambleve të pedagogëve, që është mbajtur gjatë paradites së sotme.

All - Paragraf - 3

“Të themelohet sindikatë për të mbrojtur pedagogët. Deri në një reagim të përgjegjshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Ramës i drejtohemi asambleve të fakulteteve të analizojnë situatën. Urojmë  që asambletë të ndjekin shembullin e disa fakulteteve. Deri tani kemi 4 vendime të asambleve ku thonë se ligji i arsimit të lartë të rrezohet. Të themelohet sindikatë për të mbrojtur pedagogët”, shprehen pedagogët.

Vendimet:

  • Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
  • U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
  • I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
  • Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
  • Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
  • Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërkohë bëjmë me dije se gjatë paradites së sotme është zhvilluar gjithashtu edhe greva e disa pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Të fundit