Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, Rita Ora publikon dokumentarin për Pavarësinë e Kosovës
Rita Ora ka publikuar një “mini-dokumentar” për viziten e saj në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me 17 shkurt, Rita Ora ka dhënë koncert falas për gjithë shqiptarët duke mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë rreth 300 mijë shqiptarë.
Në videon e publikuar në kanalin e saj në YouTube, Rita ka treguar udhëtimin e saj nga avioni privat e deri në përfundim të koncertit. Në këtë dokumentar shohim se tingujt e “Valles së Rugovës” e kanë shoqëruar këngëtaren gjatë udhëtimit. Takimet, bisedimet në shqip dhe duke vallëzuar nën ritmet e muzikës shqiptare Rita është shprehur më krenare se kurrë aq sa është “paralizuar” nga pjesmarrja madhështore e shqiptarëve për të parë atë.
“Do të këndoj në 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit tim Kosovës, dhe jam shumë e emocionuar sepse nuk kam qenë në shtëpi prej vitesh dhe do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme të kthehem dhe të këndoj për 10-vjetorine e Pavarësisë. Është një ditë vërtetë e rëndësishme për mua sepse e di që do të thotë shumë jo vetëm për mua por edhe për familjen time dhe miqtë e mi. Nuk kam parë asnjëherë në gjithë performancat e mia kaq shumë njerëz në rrugë. Nuk mund ta besoj, nuk di çfarë të bëj,” ka thënë Rita në pjesë të ndryshme të videos.
Në përmbyllje të videos Rita Ora thotë që është shumë krenare që është ambasadore nderi e Kosovës dhe se do e mbështesë gjithmonë vendin e saj siç ka bërë edhe deri më tani.
“Jam krenare që jam kosovarja e parë këngëtare që po e bëj këtë dhe nëse të tjerë do e bëjnë këtë do jetë fantastike. Shpresoj që ky do të jetë fillimi i të ardhmes tonë të kulturës sonë të jashtëzakonshme.”