Flash News

KRYESORE

Të tjera detaje nga mbytja e pushuesit në Velipojë

Të tjera detaje nga mbytja e pushuesit në Velipojë

Janë mësuar detaje të reja rreth ngjarjes së Velipojës, ku u mbyt 30-vjeçari Ervid Palaj. Ndryshe nga versioni i parë që u tha se ai kishte hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën, në fakt Palaj ka qenë në det se bashku me të fejuarën dhe motrën e tij.

Në momentin kur ata po notonin, ka ardhur një baticë dhe menjëherë Palaj ka marrë të fejuarën dhe e ka mbajtur aq sa ka mundur derisa kanë ardhur disa pushues që u kanë ofruar komerdare vetëm dy vajzave.

Pikërisht, në momentin kur ata po dilnin, Palaj ka humbur jetën, pavarsisht se pushuesit u munduan t'i ofronin edhe atij ndihmën e parë.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë në Velipojë që një pushues humb jetën si pasojë e mbytjes.

Të fundit