A do të udhëtojë edhe Edi Rama drejt Kretës?

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologu i tj grek, Nikolaos Kotzias janë takuar sot mes tyre në Kretë. Takimi pritet të zgjas dy ditë dhe në të do të trajtohen çështjet që janë pezull mes dy vendeve.

Ky takim pritet të vendos shumë sa i takon raporteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndërkohë, në të dyja vendet kanë nisur të qarkullojnë zëra se në rast se dy ministrat arrijnë një konsensus mes tyre nuk përjashtohet mundësia që drejt Kretës të udhëtojë edhe kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Alexis Tsipras për të zyrtarizuar marrëveshet.

E gjitha mbetet për t’u parë nga përfundimi i bisedimeve ditën e nesërme.