Flash News

KRYESORE

Te United duhet një sulmues, trajneri e do nga Juventusi

Te United duhet një sulmues, trajneri e do nga Juventusi

Manchester United aktualisht nuk di se ku ka kokën. Këtë e di mirë trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili shpreson që sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, të jetë 100% afrimi i duhur në merkaton e janarit.

“Kur lejuam të largoheshin Lukaku dhe Sanchez, e dinim shumë mirë që na duhej një sulmues me përvojë”, ka deklaruar së fundmi Solskjaer, aktualisht në rrezik shkarkimi nga Manchester United.

“Ne i larguam të dy, sepse menduam realisht se kishte ardhur moment që të ndërmerrnim atë hap. Tani na duhet një sulmues me përvojë, i aftë të na japë fantazi dhe të shënojë shumë gola. Duhet të gjejmë sulmuesin e duhur, atë që nuk arritëm dot të sigurojmë gjatë verës së shkuar”, ka shtuar tekniku Solskjaer.

Të fundit