Flash News

KRYESORE

Të vështira për falsifikim, risitë e kartëmonedhave të reja 100 dhe 200 euroshe

Ashtu siç qe njoftuar më herët, kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe do të dalin në treg me 28 maj të këtij viti. Banka Qendrore Europiane ka prezantuar prerjet e reja të cilat do kenë disa risi, si rezistencën ndaj larjes, hekurit të hekurosjes dhe agjentëve kimikë si dhe vështirësinë në falsifikim.

Kartmonedhat e reja do të kenë edhe shumë elementë sigurie. Në pjesën e sipërme të shiritit të argjendtë do të ketë një hologram me satelit me simbolin e euros, i cili kur lëviz kartëmonedhën rrotullohet rreth numrit.

Gjithashtu, gjithnjë duke lëvizur kartëmonedhën, shifra shkëlqyese, në këndin e poshtëm, prodhon efektin e një drite që zhvendoset në drejtim vertikal dhe numri ndryshon ngjyrë.

Banka Qendrore Europiane ka nisur reduktimin e kartmonedhave 500 euro që janë në qarkullim, me arsyetimin se përdoren nga kriminelët për transport dhe pastrim parash.

Të fundit