Flash News

KRYESORE

Të veshur me të bardha, eventi që bëri bashkë VIP-at

Personazhe të njohur të ekranit, medias, artit dhe biznesit janë bërë bashkë në eventin e organizuar në në bregdetin e Durrësit. Me një arredim që dominonte ngjyra e bardhë, me kod veshje po me të njëjtën ngjyrë, të ftuarit kanë shijuar brunch-in special nga “Moët & Chandon Ice Imperial”.

 

 

Eventi i organizuar nga Landmark Communications në resortin “Prestige” me një menu speciale me bazë deti dhe frutash ekzotike, realizuar nga Chef i “Prestige Resort”, shoqëroi shijen fine dhe delikate të shampanjës që shijuan të ftuarit.

Një nga të ftuarat e këtij eventi ishte  aktorja Olta Gixhari, e cila me sharmin e saj, si gjithmonë arriti të tërheqë vëmendjen.

E veshur me një fustan të bardhë me flutura dhe vijëzimin e zi në disa nga pjesor e fustani dhe me një rrip që theksonte belin, e pranishme ishte dhe këngëtarja e blogerja Jonida Maliqi.

Irena Kita, Viola Xhafaj, Oni Hysenbelliu e shumë të tjerë që mund t`i shihni dhe në fotot e mëposhtme, ishin disa nga të ftuarit VIP të eventit.   Ky është një event që zhvillohet në gjithë botën dhe është risi nga Eurolab Internacional Grup, që bën bashkë shijen e “Moët & Chandon Ice Imperial” me njohësit e mirë të shampanjave në Shqipëri.

“Eventet e jashtëzakonshme të Moët & Chandon (@moetchandon ) që zhvillohen në të gjithë botën, mbërritën në Shqipëri, ekskluzivisht nga @euro_lab_international. Gjithçka e menduar në detaj, një brunch mes miqsh, shijes elegante të Moët & Chandon Ice Imperial, ambientit fantastik të @prestige_resort dhe një udhëtim klasi me Mercedes- Benz nga Auto Star Albania (@mercedes_benz_shqiperi ) Event krijuar nga @landmark.al Media support @revistaelegance #LandmarkCommunications #LandmarkCommunicationsEvent #EurolabInternacionalGrup #Moet #MoetChandonIceImperial #MoetMoment #AutoStarAlbania #AutoStar #MercedesBenzAlbania #RevistaElegance #EleganceAlbania #PrestigeResort”, shkruhet në një nga komunikimet e Landmark Communications.

Të fundit