Flash News

KRYESORE

“Të vetëm kundër motrës së Sinos”, tifozët e Luftëtarit ofendojnë rëndë arbitrin

Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit sot në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore. Megjithatë kjo fitore nuk ka kaluar pa polemika, pas një 11-metërshi të akorduar nga gjyqtari Emirion Sino në minutën e 45-të.

Reagimi i tifozëve gjirokastritë, 'Shqiponjat Bluzi', ka qenë i menjëhershëm pas përfundimit të sfidës. “Bravo çunave luajtën me shpirt por kur luan kundër 14 vetave nuk ke çfarë bën më shumë. Forca çuna dhe Faleminderit për shpirtin e treguar në fushë. Të vetëm kundër motrës së Sinos", kanë shkruar ata.

 

Të fundit