Flash News

KRYESORE

Të vishesh me klas dhe elegancë si Jackie Kennedy

Ikona e padiskutueshme e modës, Jackie Kennedy, krijoi një ‘look’ që vazhdon të mbetet edhe sot i lakmuar prej femrave, qofshin këto edhe zonja të para. Një ‘look’ prej zonje si i saji është rikthyer fuqishëm në botën e modës. Nëse edhe ju dëshironi të jeni një femër me klas dhe vetëbesim, sensuale dhe mistike, ndiqni këshillat e mëposhtme, të inspiruara nga Jackie Kennedy.

Kombinoni klasiken me të përditshmen. Kjo është një mënyrë elegante dhe fare e thjeshtë për të ndjekur modën, të cilën Jackie e përdori shpesh. Për shembull, një veshje e përditshme mund të kombinohet në mënyrë të përsosur me këpucë klasike, bizhu ose syze dielli.

Kombinohuni. Kombinimi i veshjeve ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme të garderobës së ikonës së modës. Fustanet, xhaketat,palltot dhe këpucët e garderobës së saj, zgjidheshin të një ngjyre . Nuk duhen harruar  detajet shtesë për  të kompletuar një look të tillë.

Aksesoret. Nuk duhet të iu mungojë asgjë , që nga perlat, karficat e flokëve , rripat, këpucët  për të pasur shkëlqim maksimal.

Mos zbuloni gjithçka menjëherë. Zbuloni një nga një veshjet tuaja . për shembull , një xhakete channel kombinojeni me një palë xhinse.

Mbajeni trupin drejt. Mënyra sesi mbani trupin është shumë e rëndësishme për të rënë në sy . qëndrimi drejt ju tregon një femër me vetëbesim dhe shumë klas .

Mos harroni. E thjeshta është  e bukur. Jackie Kennedy  përdorte shumë bizhu dhe aksesorë, por asnjëherë nuk mbingarkohej me to.

 

Të fundit