Flash News

KRYESORE

Të vishni fustan dhe të mos keni ftohtë, rregulla si të visheni me stil

Të vishni fustan dhe të mos keni ftohtë, rregulla si të

Gjatë periudhës së dimrit, të gjithë njerëzit përpiqen më shumë të jenë ngrohtë se sa të duken me stil. Por pse të mos i bësh të dyja bashkë? Që koha është shumë e ftohtë jashtë, nuk do të thotë të zhdukësh të gjitha fustanet nga gardëroba derisa temperaturat të fillojnë të rriten. Fustanet mund të jenë të ngrohtë edhe në mes të dimrit dhe po ashtu mund të të sigurojnë rehati. Në fakt, duhet të veshësh fustane në dimër, sipas Class. Ato vërtet të japin stil.

Që t’i bësh fustanet të përshtatshëm për periudhën e dimrit, fillimisht duhet të kesh parasysh disa elementë bazikë: streçet, getat, çizmet, trikot dhe çorapet e trasha. Natyrisht, do që të dukesh bukur, por nuk do të ngrish së ftohti. Nëse nuk je e sigurt se si t’i bësh fustanet e verës apo vjeshtës të përshtatshme për dimër, më poshtë janë 20 propozime që të ndihmojnë.

Përshtat fustanin e bardhë prej dantelle me një xhaketë lëkure, geta të zeza dhe çizme të zeza.

Në ditët e ngrohta, thjeshtë shto një shall dhe çizme të gjata me një fustan të thjeshtë me mëngë të gjata.

Të fundit