Flash News

KRYESORE

A do të votojë LSI kundër Ruçit për kryetar Kuvendi? Kryemadhi shuan çdo dilemë

A do të votojë LSI kundër Ruçit për kryetar Kuvendi?

Në një kohë kur pritet që sot të votohet kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi, LSI do të japë votën e saj kundër kësaj kandidature. Ka qenë vet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ajo që deklaroi se grupi parlamentar i LSi do të votojë kundër tij. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës 24, Kryemadhi theksoi se nuk ka asgjë personale me zotin Ruçi.

“Neve kemi marrë një vendim si grup parlamentar që nuk do ta votojmë zotin Ruçi, pasi nuk mund të bëhemi pjesë e një procesi për të legjitimuar një maxhorancë që ka ardhur me votat e blera nga krimi i organizuar. Këtë e shohim çdo ditë prezentë, me mënyrën se si ka funksionuar e gjithë makineria policore e qeverisë së kaluar. Dhe sidomos e qeverisë teknike po e quaj, e cila u kthye në funksion të bandave dhe krimit të organizuar” tha Kryemadhi.

Të fundit