Flash News

KRYESORE

“Do të vras”, 57-vjeçari terrorizon qytetarët në Kamzë, me një pistoletë...

“Do të vras”, 57-vjeçari terrorizon qytetarët

Një 57-vjeçar ka terrorizuar qytetarët në Kamzë pasditen e të shtunës, kur në rrugë, teksa ka takuar shtetasin D. O., 43-vjeç, e ka kërcënuar me armë zjarri.Në kohë janë afruar oficerë të policisë të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, të cilët më pas kanë zbuluar se arma e zjarrit që mbante në duar shtetasi me inicialet B. M., 57-vjeç, banues në Tiranë, ishte pistoletë lodër.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 57-vjeçarin, pasi rreth orës 17:00, në Kamëz, ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin D. O., vjeç 43 banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal, që bën fjalë për “Kanosjen”.

Sipas këtij neni, “kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.

Të fundit