Flash News

KRYESORE

Teatri/ Edi Rama sjell për ndjekësit qëndrimin e aktorit Helidon Fino

Kryeministri Edi Rama nuk ka ditë që nuk ndalet te çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar. Në profilin e tij në Facebook, ai sjell qëndrimet e aktorëve dhe regjisorëve të ndryshëm. Ditën e sotme, kreu i qeverisë ndau me ndjekësit e tij mendimin e aktorit Helidon Fino.

“Edhe pse ende i ri, pavarësisht nga mjekra e gjatë, prej më shumë se njëzetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar, aktori Helidon Fino sot është një emër i vlerësuar nga publiku. Si aktor i rritur në oborrin e teatrit, Helidoni, i njeh mirë probleme shqetësuese të atij teatri dhe ka një ëndërr në sirtar, si edhe një thirrje lidhur me Teatrin e ri Kombëtar.”, shkroi Rama.

Poshtë statusit të tij ishte edhe opinioni i Finos në lidhje me çështjen.

“Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24 orë punë për 24 vjet. Godina ka ardhur në një moment amortizimi total. Teatri kombëtar duhet të ndërtohet i ri, në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, me të gjithë parametrat bashkëkohorë që i takojnë dhe është përgjegjësi e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë. Jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite, 18-20 vjet në këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mendësi të vjetra më duket sikur edhe brezat do t’i vjetrojnë para kohe. Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik por besoj edhe kombëtar, dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt.”.

Të fundit