Flash News

KRYESORE

“Teatri është gracka...” Plasari i përmend Ramës Hoxhën: Tani e kuptoj pse ish-diktatori u ngrit e iku

“Teatri është gracka...” Plasari i përmend Ramës

Studiuesi i njohur Aurel Plasari është totalisht kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ai risjell në vëmendje një parrullë shekspiriane, “Teatri është gracka…”,  dhe shkruan se “Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton”.

Plasari i përmend Ramës Enver Hoxhën teksa shkruan se tashmë kupton se “përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku”.

Postimi i plotë i Plasarit

HE LUST FOR POWER / EPSHI PËR PUSHTET

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton.

Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, “Teatri është gracka…”, e ka thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.

Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij “Komedia e keqkuptimeve”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese “The lust for poëer”. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?

Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love.

Të fundit