Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, Alibeaj: Ligji ka rënë, deputetët e mazhorancës janë blerë

Teatri Kombëtar, Alibeaj: Ligji ka rënë, deputetët e

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat ka komentuar qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca sa i takon ligjit për Teatrin Kombëtar.

“Banda Fusha dhe Rama kanë bërë pikërisht këtë gjë sot. Të verbuar arrijnë të shkallmojnë edhe të vetmin mjet që mban parlamentarizmi, veprimtarinë normale të parlamentit që është rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë është votimit pro apo kundër dekretit. Në momentin që votohet pro, je dakord me vërejtjet e presidentit, ligji bie, çdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Palaçollëku parlamentar që bënë sot është që pranuan që ligji është anti kushtetues, pranuan vërejtjet e Presidentit dhe në vazhdim të këtij plani ogurzi të prishjes së teatrit kërkuan të fusin pa procedurë disa amendamente nga një ligj që tashmë ka rënë”, u shpreh Albeaj.

Më tej ai hodhi dyshime ndaj deputetëve të mazhorancës për të cilët tha se janë blerë.

“I vetmi mjet dhe mënyrë për t’i vënë fre babëzisë është vetoja presidenciale. Kjo e ka një shpjegim, pse e bëjnë, jo se nuk njohin rregulloren, e dinë fare mirë është verbimi i hajdutërisë.

Janë të blerë nga paratë e pista të Fushës, janë të blerë nga paratë e krimit”, deklaroi Alibeaj.

Të fundit