Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, artistët sot në mbledhjen e Komisionit të Medias

Teatri Kombëtar, artistët sot në mbledhjen e Komisionit të

Çështja e Teatrit Kombëtar do të diskutohet ditën e sotme në Komisionin parlamentar të Medias. Në faqen on-line të Kuvendit të Shqipërisë është publikuar axhedna e mbledhjes së komisionit në fjalë dhe pika e parë e rendit të ditës është “seancë dëgjimore me një grup artistesh për çështjen e Teatrit Kombëtar”.

Mbledhja do të nis në orën 11:00 ndërsa pritet të shihet qëndrimi që do të mbajnë deputetët e PS-së në Komisionin e Medias sa i takon çështjes së Teatrit.

Javën e kaluar, artistët ftuan në një diskutim të gjithë deputetët e Kuvendit në ambientet e Teatrit por ftesës ju përgjigjën vetëm përfaqësuesit e opozitës.

Të fundit