Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, Meta: Faktet e orëve të fundit flasin për një veprimtari kriminale

Teatri Kombëtar, Meta: Faktet e orëve të fundit flasin për

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, presidenti shkruan se ky është një provokim mjaft serioz për paqen sociale në vend.

Në mesazhin e tij ai nënvizon se faktet flasin për një veprimtari kriminale.

Meta shkruan se provokime të tilla ndërpresin rrugën drejt BE.

Mesazhi i Metës:

Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!

Të fundit