Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë europiane

Teatri Kombëtar pritet të përfshihet në listën e

Teatri Kombëtar mund të përfshihet në listën e Federatës Pan-Evropiane për Trashëgiminë Kulturore Europa Nostra për 7 sitet kulturore më të rrezikuara të Europës.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka aplikuar dhe ka marrë konfirmim nga kjo organizatë ditët e fundit.

Europa Nostra është organizata më e madhe me shtrirje në hapësirën mbarë evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe Bashkimin Evropian. Sipas exit.al, njoftimi i përzgjedhjes ose jo, pritet të bëhet në fillim të shtatorit. Nëse Teatri Kombëtar do të përzgjidhet në listën e 7 siteve më të rrezikuara, atëherë Europa Nostra do të përdorë të gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e tij, përmes projekteve restauruese.

Sipas artistëve dhe mbështetësve të Aleancës, kjo është një mundësi e përkryer për kauzën e tyre, pasi godina e Teatrit Kombëtar ka mbetur e pambrojtur dhe qeveria do ta shembë atë.

Prej vitit 2017, Teatri Kombëtar është hequr nga ansambli kulturor që e përfshinte atë në qendrën historike të Tiranës. Vitin e shkuar organizata Europa Nostra i kërkoi Kryeministrit të mos e prishë Teatrin Kombëtar, pasi godina e saj konsiderohet si objekt me vlera.

Nxisim qeverinë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe gjithë grupet e tjera të interesit ta rishikojnë vendimin për ta prishur këtë pikë historike evropiane dhe të marrin në konsideratë restaurimin e tij për ta për ta bërë atë një teatër me standarde evropiane”, shprehej kjo organizatë.

Europa Nostra ka ndjekur punimet në amfiteatrin romak të Durrësit, kishat post-bizantine në Voskopojë e Vithkuq, të cilat arritën të përfshiheshin në listën e “7 objekteve më të rrezikuara” të trashëgimisë në Europë. Aktualisht kjo organizatë po ndjek edhe zhvillimet në Berat e Gjirokastër për t’i përfshirë ato në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Të fundit