Flash News

KRYESORE

Teatri “Metropol” fillon sezonin e ri me veprën “Euridita”

Teatri “Metropol” fillon sezonin e ri me veprën

Teatri “Metropol” fillon sezonin e ri me veprën “Euridita”, me date 5 Tetor 2017.

Piramida është vendi ku do të vendoset premiera. Vepra është shkruar nga autorja Sarah Ruhl, ndёrsa regjisorja ёshtё Jonida Beqo.

“Euridita” është një vepër e dramaturgjisë bashkëkohore amerikane, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri e Ballkan. Ajo sjell një rikonceptim të mitit të Orfeut.

Kjo vepër do tё rikthejë në skenë aktorin e njohur te kinematografisë dhe teatrit Niko Kanxheri. Do të interpretojnë gjithashtu; Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero si dhe disa balerinë.

Veprat shqiptare që do të vihen në skenë këtë sezon janë “Loja e Mbasdrekës” nga Martin Camaj, “I biri i Begut” e shkruar nga Milo Duçi, si dhe vepra e ndaluar e “Armiqtë” e autorit ShpÇtim Gina.

Gjithashtu do të sillen në skenë vepra shqiptare të realizuara nga teatro të tjerë si “Tre Dhëndurët” e Dionis Bubanit, apo edhe lexime veprash, ndër të cilat dhe “Foleja Kombëtare” e Lumo Skëndos.

 

Të fundit