Flash News

KRYESORE

Teatri/ Opozita e thërret në dëgjesë publike, Veliaj e refuzon me këtë përgjigje

Opozita ka thirrur kreun e bashkisë, Erion Veliaj në një dëgjesë publike në Komisionin e Kulturës dhe Medias.

Veliaj është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me projektligjin, i cili pritet të kalojë për miratim nesër në Kuvend.

Pavarësisht kërkesës, Veliaj e ka refuzuar thirrjen dhe refuzuar kështu që të flasë në Komision për projektligjin mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas ‘Balkanweb’, në shkresën për mospjesëmarrje Veliaj thekson se tashmë sqarimet për këtë çështje janë dhënë. Kujtojmë se pak ditë më parë vetë Veliaj deklaroi se ishte arritur një marrëveshje mes Bashkisë dhe një grupi artistësh për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.

Sakaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro kalimit të projektligjit nesër, pasi e cilësojnë shkelje të ligjit.

Të fundit