Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Teatri po prishet! Cili është qëndrimi editorial i mediave kombëtare?
Elvin Luku – ‘MediaLook’
Teatri Kombëtar do të prishet!
Aktorë, arkitektë, urbanistë, gazetarë, shkrimtar, sociolog, filozof dhe qindra e qindra qytetarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre dhe po protestojnë për të mbrojtur këtë godinë me shumë vlera për historinë e shtetit dhe kombit Shqiptar!
Por ajo që të bën përshtypje këtë herë, është fakti që elita kulturës bashkëkohore shqiptare dhe protesta paqësore e qindra qytetarëve është braktisur nga media.
– Çfarë thua, mund të rebelohet dikush, ne vetëm lajme për teatrin dëgjojmë nga mëngjesi deri në darkë!
E vërtetë! Edicionet informative janë të mbushura me komentet politike mbi teatrin, seancën e parlamentit për votimin e prishjes së teatrit, takimet e kryebashkiakut Veliaj me disa aktorë, deklaratat e kryeministrit dhe ministres Kumbaro, madje edhe me lajmin që tërmeti krisi strukturën e dobët të mureve të Teatrit Kombëtar...
Por njëra anë është raportimi, pa hyrë në analizë cilësore sepse mund të flasësh – pa folur gjithë ditën (Lapsi.al evidentoi një shembull), dhe një anë tjetër është qëndrimi editorial i mediave! Pyetja që lind është: A kanë mediat kombëtare Top Channel, TV Klan e Vizion Plus, një qëndrim editorial mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar?!
Nga vëzhgimi i edicioneve të tyre informative, por edhe një sërë mediash të tjera me një peshë specifike në realitetin mediatik shqiptar, kanë qenë thuajse inekzistente shënimet redaksionale mbi këtë zhvillim kaq të rëndësishëm në nivel kombëtar.
Ndër të paktat media që spikati, krahas raportimeve profesionale te reporter.al e Gazetës Panorama, ishte dhe portali Politiko.al. Drejtuesi i këtij mediumi online, Alfred Lela, organizoi një tryezë me personalitete të mendimit shqiptar, në një përpjekje për të koordinuar qëndrimet mes tyre. Në këtë takim, krahas evidentimit të rëndësisë së kësaj godine nga pikëpamja arkitekturore, artistike, historike e filozofike, u artikuluan dhe ide për të ndërmarrë dhe hapa ligjorë e pse jo dhe për të ofruar një studim alternativ, sesi mund të rikonstruktohet kjo godinë, pa e dëmtuar atë.
Tryeza, ishte një qëndrim i qartë editorial i Politiko.al, duke dhënë një shembull sesi gazetaria pikësëpari është përgjegjësi sociale. Raportimi për hir të raportimit nuk ka asnjë vlerë për interesin publik.
Në fakt, historia për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk është rasti i vetëm kur mediat në Shqipëri, veçanërisht ato kombëtare, dështojnë të mbajnë një qëndrim mbi zhvillime me një rëndësi kombëtare për vendin. Rasti më i fundit ishte dhe çështja e taksës për “Rrugën e Kombit”, e cila për hir të së vërtetës, tejkalon rëndësinë e një projekti infrastrukturor, madje, si e vetmja “urë” reale lidhëse me Kosovën mund të konsiderohet edhe si një çështje diplomatike. Por as atëherë mediat kombëtare në Shqipëri nuk mbajtën ndonjë shënim redaksional për pozicionin që ato kishin, përtej raportimit të ngjarjes.
Zhvillimet e fundit më risjellin në vëmendje një tryezë të disa muajve më parë organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias mbi “Kodin etik dhe sfidat e gazetarisë online”, kur gjatë shkëmbimit të opinioneve me gazetarë e ekspertë të komunikimit bëra një koment që krijoi ilaritet në sallë: Ne sot nuk dimë se cilat janë politikat editoriale të mediave shqiptare!
Komenti në fakt ishte retorikë, dhe përgjigja ishte e nënkuptuar, por shqetësimi im, në të kohë dhe sot, nuk lidhej me një, dy, pesë, dhjetë a njëzetë gazetarë e profesorë që e njohin edhe nga brenda situatën mediatike, por me publikun!
Të njëjtin koment po e zhvendos në kohë sot, duke transformuar në formën e pyetjes: A është opinioni publik, audienca shqiptare, në dijeni të politikës editoriale që ka Klani, Top Channel, Vizion Plus, News 24, Ora News, Panorama, Gazeta Shqiptare, etj…!!!
Zyrtarisht, jo!
Asnjë nga televizionet kombëtare në Shqipëri apo gazetat e mëdha në treg nuk kanë një linjë të qartë editoriale, e cila lidhet me qasjen e editorit, drejtorit të informacionit, pronarit apo bordit drejtues, qëndrim ky që dallon qartazi nga mënyra sesi raportohet në edicionet informative.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, për të mos folur të terma absolut, raportimi në edicionet informative përkon me interesat ekonomik të pronarëve të mediave, bizneseve dhe grupeve politike që ata mbështesin.
Në fakt, këtë damkë që e bartin prej vitesh e vitesh, mediat shqiptare patën një shans për ta “shkelmuar” tutje kur rrjeti Ballkanik BIRN në bashkëpunim me “Reporterët pa Kufij” realizuan një hulumtim mbi panoramën mediatike në Shqipëri, ndarjen e tregut të reklamave, problematikat me reklamat e fshehta, procesin e dixhitalizimit, etj.,
Lajmi në atë kohë u pasqyrua thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare si Zëri Amerikës, Deutsche Welle, AFP, Reuters dhe disa portale shqiptare.
Për mungesë vizioni, censurë apo autocensurë asnjë prej mediave të përmendura në këtë investigim të BIRN nuk e pasqyruan hulumtimin, qoftë edhe në formën e një njoftimi të shkurtër. Ky fakt tregon shumë për lirinë dhe pavarësinë e këtyre redaksive, që mes raportimit dhe “editorialit” (editorial për to = interesat e pronarëve) nuk kanë asnjë dallim!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38