Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Teatri/ Rama citon aktorin e njohur të humorit: Në atë godinë ka lloj-lloj akrepash e gjarpërinjsh
Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër aktor, lidhur me domosdoshmërinë e një teatri të ri kombëtar.
Duke cituar aktorin e njohur të humorit, Marin Orhanasi, kryeministri e ka dramatizuar gjendjen e tetarit duke thënë se në atë godinë ka lloj –lloj akrepash e gjarpërinjsh.
Postimi i Ramës:
Marin Orhanasi është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri që i madh e i vogël sot e njeh dhe e duartroket me entuziazëm. Ai ka performuar mbi 30 premiera në Teatër e siç e shpreh dhe vetë, nuk ka lënë gozhdë e hekur pa shtrembëruar aty me kokën e tij. Ai numëron të ketë dhjetë lloje akrepash në atë godinë e madje duke qeshur tregon edhe për gjarpërinjtë që ishin mësuar t’ju kthenin përgjigje kur ai bashkë me Luftar Pajën u fishkëllenin . Ja si e argumenton Marini nevojën për një Teatër të ri Kombëtar në vend të gërmadhës ekzistuese
MARIN ORHANASI:
Shyqyr o Zot që nuk ka rënë ende ai teatër e faleminderit që rezistoi deri tani. Por për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz. Se kush e bën nuk është kompetenca ime dhe nuk mendoj se artisti duhet të merret me këtë. Pse të mos e lë edhe unë emrin në një teatër të ri e modern? Ai teatër legjendar që është i tillë nuk u bë nga ndërtesa, është bërë nga emrat e aktorëve. Unë nisem nga logjika që do të jetë një sallë dinjitoze dhe që duhet një teatër i ri, kjo është e sigurt. Duhet të kuptoni, heronj nuk janë vetëm aktorët, janë edhe spektatorët, sepse ajo sallë as nuk ngrohet dot e as nuk ftohet dot. Ja pse sezoni i shfaqjeve është me ndërprerje, që nuk duhet të jetë kështu.
unë si Marin dua një të ri, sepse e di si është i vjetri dhe i njoh kushtet mjerane të tija.