Flash News

KRYESORE

'Teatri', Rama: I binda ndërkombëtarët me fakte përballë shpifjeve

Kryeministri Edi Rama reagon pas takimit me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një shënim në twitter Rama thotë se sot ka takuar edhe përfaqësues të  tjerë ndërkombëtarë, që sipas tij i ka bindur me fakte për Teatrin Kombëtar, duke shtuar se ata ishin vendosur në mesin e shpifjeve.

Kryeministri deklaron gjithashtu se ka rënë dakord për adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore.

Rama në Twitter:

Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës😊

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Të fundit