Flash News

KRYESORE

Teatri/ Rama sjell qëndrimin e aktorit Artan Imami pas statusit të Metës

Kryeministri Edi Rama është rindalur sërish te çështja e prishjes së teatrit. Këtë herë ai ka sjellë qëndrimin e Artan Imamit, sipas tij “protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar”

“Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.”, shkroi Rama.

Kjo përgjigje e Ramës në lidhje me debatin për teatrin vjen pak orë pasi presidenti Ilir Meta shprehu qëndrimin e tij ku mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit në luftën e saj për të mos lejuar prishjen e godinës.

Me një status në Facebook, Rama paraqet qëndrimin e një ndër talenteve më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ’80.

“Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë.”, ishte qëndrimi i Imamit, i ndarë për ndjekësit nga Rama.

Të fundit