Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Nuk kemi akoma një projekt, ishte thjesht ide
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, foli për çështjen e nxehtë të Teatrit Kombëtar, i cili ngjalli reagime të shumta.
Ministrja shprehet se për teatrin nuk kanë asnjë projekt konkret, por se ajo që u prezantua ishte një ide.
“Nuk ka një projekt po ka një ide se si do jetë Teatri Kombëtar. Jemi shumë larg asaj që do të thotë projekt. Nuk kemi hyrë në një fazë juridike për të filluar me procedurat e tenderimit”, tha ndër të tjera ministrja Kumbaro në studion e emisionit “Kjo Javë”.Kujtojmë që çështja e Teatrit të ri Kombëtar pati shumë kundërshtime dhe nga artistët.