Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Teatri vazhdon"; Rama tentoi ta diskreditonte duke i publikuar videon e takimit me Bashën për pagën e luftës, reagon qytetari
“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”, kështu thuhej në një mesazh të kryeministrit Rama publikuar ditën e djeshme me listën e pagesave në kohë COVID-i bërë ndaj një biznesi në Durrës. Duke e cilësuar këtë situatë si teatër, në reagimin e tij Rama tenton të nxjerr bllof kryeopozitarin Basha, i cili në një takim me bizneset aty deklaroi se ato nuk kanë fituar asgjë në këtë kohë pandemie, por edhe diskredituar biznesmenin që theksonte se nuk e kishte marrë pagën e luftës.
Mirëpo, në kundërpërgjigje të deklaratës së Ramës ka reaguar vetë Kastriot Muka. Teksa sqaron se paga e tij e luftës kishte kaluar me vonesë, biznesmeni thekson se ankesa e tij nuk ishte vetëm për veten, por edhe për familjarët e tij të cilët edhe pas aplikimit disa herë për pagë lufte s’kanë fituar gjë.
“Përshëndetje. Unë jam Kastriot Muka dhe së fundmi më është përfolur emri për pagën e luftës nga kryeminisitri Rama. Paga e luftës mua më ka kaluar, me vonesë, por që më ka kaluar. Desha të sqaroj se biseda ime me kryetarin e PD zotin Basha atë ditë nuk ishte vetëm për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes sime, që zotërojnë një agjenci dhe kanë aplikuar tre herë në emër të kësaj agjencie dhe asnjëherë nuk iu është aprovuar kërkesa.
Kjo gjë mund të vërtetohet kollaj, sepse në këtë agjenci punon edhe djali im që ka të njëjtin mbiemër me mua e dihet kush është e mund të vërtetohet shumë mirë. Ju uroj të gjithëve fundjavë të mbarë”, shprehet biznesmeni Muka.