Flash News

KRYESORE

Teatrit Kombëtar drejt “gijotinës”, qeveria i bën ekspertizën: Ka beton të dobët

Teatrit Kombëtar drejt “gijotinës”, qeveria i bën

“Objekti është konceptuar si një strukturë e lehtë dhe e përkohshme, themelet janë të vazhduara dhe të cekëta, betonet e përdorura dhe hekuri janë të markave të ulëta, ndërhyrjet ndër vite si shtesa, rikonstruksionet etj., kanë përkeqësuar punën e konstruksionit të objektit".

Këto janë disa nga përfundimet që kanë dalë ekspertët e Institutit të Ndërtimit mbi godinën e Teatrit Kombëtar.

Përfundime këto, që duket se i kanë vënë vulën një herë e  mirë shembjes së TK. Edhe pse shembja nuk jepet si zgjidhje, nuk ofrohet ndërkohë si zgjidhje edhe rikonstruksioni i godinës. I cili pas studimit në fjalë mund të bëhet i pjesshëm dhe jo tërësor.

Madje thuhet se “edhe nëse kryhet rikonstruksioni i saj, sado i kushtueshëm dhe i thellë të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit.

Sipas këtij studimi godina aktuale nuk përmbush asnjë standard bashkëkohor, s’është e përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve, ambientet nuk ofrojnë kushtet optimale jo vetëm për stafin, por edhe për spektatorët.

Po ashtu, sqarohet se godina është ndërtuar për të qenë e përkohshme dhe asnjëherë nuk është parë e arsyeshme të shpallet monument kulture, detaje këto që e çojnë qartësisht godinën e Teatrit Kombëtar drejt “gijotinës”./Gazeta Panorama/

Të fundit