Flash News

KRYESORE

Teknologji në karantinë, Samsung publikon tabletin e ri Tab S6 Lite

Apple dhe Samsing kanë publikuar pajisje të reja teknologjike në këtë kohë pandemie. Më shumë se kurrë, duke qenë se po punojmë shumica prej nesh nga shtëpitë, na duhen mjetet e duhura teknologjike për performancë më të mirë.

Samsung Electronics prezantoi tabletën e re Galaxy Tab S6 Lite, një tabletë elegante dhe të përballueshme, të projektuar si për punë ashtu edhe për të luajtur. Me hapësirë ​​të bollshme të ekranit, trup të hollë dhe kompakt dhe një S Pen të ridizajnuar të përfshirë, Galaxy Tab S6 Lite është tableta ideale për të marrë shënime të shpejta dhe për të shijuar përmbajtjen tuaj të preferuar.

Drejtor i Ekipit të Planifikimit të Produkteve, Departamenti i Komunikimit Celular, në Samsung Electronics - Woncheol Chai – u shpreh duke thënë se:

“Ne e kuptojmë se sa e ngarkuar mund të jetë jeta moderne, pasi puna bëhet më fleksibël dhe përzihet me kohën tonë personale. Konsumatorët kanë nevojë për një pajisje të gjithanshme që mund të integrohet pa probleme në jetën e tyre të përditshme. Galaxy Tab S6 Lite dhe S Pen i ri janë të pajisura me teknologjinë më të fundit për t'i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të organizuar, të bëjnë disa gjëra njëherësh dhe të ‘kapin’ idetë lehtësisht, duke i lejuar ata të shpenzojnë kohë për çka ka më shumë rëndësi për ta."

Krijo më Shumë, Stresohu më pak me S Pen-in e ridizajnuar

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke përdorur tabletin tuaj për punë, studim ose gjatë kohës së pushimit në shtëpi, S Pen i azhurnuar është ndihmësi i përsosur për shënime dhe multitasking. S Pen i ri ka një dizajn të rifreskuar që e bën atë sa më praktik dhe të rehatshëm për t'u përdorur si një stilolaps tradicional. Me peshë vetëm 7.03g, S Pen i ri është i lehtë për t’u përdorur, sinkronizimi i përmirësuar dhe maja e stilolapsit prej 0.7 mm japin precizion më të madh për shënime dhe vizatime. Kur të keni mbaruar me hedhjen e ideve tuaja, S Pen puthitet me magnet në anën e djathtë të tabletës, ose në kapakun opsional, duke e bërë të lehtë për t’u përdorur pa u shqetësuar se mos humbet. S Pen i Galaxy Tab S6 Lite është gjithashtu pa bateri, kështu që kurrë nuk duhet të shqetësoheni për karikimin kur përdorni S Pen-in tuaj.

Duke përdorur S Pen dhe Samsung Notes, ju mund të shndërroni shënimet e shkruara me dorë në tekst menjëherë. Kërkoni dhe kategorizoni shënimet tuaja me lehtësi nëpërmjet etiketave, nxirrni në pah fragmente të rëndësishme dhe zmadhoni përmbajtjen me veçorinë e zmadhimit 300%. Të gjitha shënimet tuaja mund të eksportohen lehtësisht në PDF, imazh JPEG, skedar teksti ose dokumenti Microsoft Word.

Të fundit