Flash News

KRYESORE

Teknologjia QLED 8K dhe 4K e 2020-ës tashmë edhe në Shqipëri

Modelet e reja të 2020-ës të televizorëve anë zyrtarisht në treg dhe tashmë këtë mundësi e kanë edhe blerësit shqiptarë. ë mesin e modeleve të reja të televizorëve Samsung dallohet Q950TS QLED 8K i cili ofron një teknologji unike dhe një përvojë të pashembullt shikimi duke kombinuar cilësi të përmirësuar të figurës dhe tingullit me aftësi të reja të Inteligjencës Artificiale dhe një dizajn superior minimalist.

Përpos pajisjeve inovative në fushën e teknologjisë 8K, Samsung po prezanton gjithashtu një linjë të re të televizorëve QLED 4K 2020 në treg. Përdoruesit do të kenë qasje në ofertën më gjithëpërfshirëse QLED 4K, me modelet Q60T, Q65T, Q70T, Q75T Q80T dhe Q95T. Linja QLED 4K 2020 vjen me aftësi të zgjeruara të ekranit të zgjuar bazuar në inteligjencën artificiale siç është opsioni Adaptive Picture, i cili analizon shkallën e shkëlqimit dhe përmbajtjes në ekran, për të mundësuar një cilësi të përsosur të imazhit.

Në Shqipëri, modeli Q950TS është i disponueshëm në 65, 75 dhe 85 inç, duke filluar nga ALL 680,900. Përmasat e disponueshme të modelit Q800T janë 65, 75 dhe 82 inç, dhe çmimet variojnë duke filluar nga ALL 512,900. Modelet 4K Q60T, Q65T, Q70T, Q75T, Q80T dhe Q95T vijnë në përmasa nga 43 në 85 inç, dhe çmimet fillojnë nga ALL 91,000.

Më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Samsung QLED 2020 mund të gjendet në https:/www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/

Të fundit