Teksa në vende të tjera po ulet numri i të prekurve me COVID-19, në Brazil bilanc tragjik viktimash

Në Brazil, situata me koronavirusin është shumë kritike. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1179 persona duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 17,900.

Bilanci tragjik vjen mes paralajmërimeve se sistemi shëndetësor në shumë qytete të mëdha në Amerikën Latine rrezikojnë kolapsin. Më shumë se 85 % e shtretërve në terapitë intensive te Rio de Janeiro dhe Sao Paolo janë zënë.

Për shkak të këtij rreziku, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar udhëtimet për dhe nga Brazili.