Flash News

KRYESORE

Telashe te Milani, Gazidis projekton trajnerin e ri dhe nuk është Rangnick

Telashe te Milani, Gazidis projekton trajnerin e ri dhe nuk është

Probleme të mëdha te Milani. Sikur të mos mjaftonin telashet e skuadrës, edhe drejtuesit kanë zënka me njëri-tjetrin. Boban dhe Maldini janë bërë bashkë dhe pritet të largohen në fund të sezonit, ndërsa CEO i "Djallit", Gazidis, ka plane të tjera.

Corriere dello Sport raporton se ky i fundit po mendon t'i ofrojë një post trajneri mjeshtrit Capello për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Milan-it aktualisht punon si ekspert futbolli në Sky Sport. Ai e njeh mirë ambientin e skuadrës kuqezi dhe pritet të marrë drejtimin në qershor.

Të fundit