Flash News

KRYESORE

Telefonata e Efthimius me televizionin grek: Tragjike kjo që po më bëhet, jam i pafajshëm

Telefonata e Efthimius me televizionin grek: Tragjike kjo që po më

I dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit, Ethimiu Efthimius, në një lidhje telefonike nga burgu me televizionin grek, ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ai ëshë shprehur se kjo që po i bëhet është tragjike dhe një gabim shumë i madh pasi ai është i pafajshëm. Efthimius është shprehur se është stërvitur për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

“Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë.  Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,” është shprehur ai.

 Ish-efektivi i policisë greke, Ethimiu Efthimius 41 vjeç, dyshohet se është vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, i cili u vra pak ditë më parë në Tiranë.

 

Të fundit