Flash News

KRYESORE

Telefonata e fundit e Arielës pak para vrasjes

Ariela Murati humbi jetën dje pasi u qëllua me armë nga Aldison Belulaj. 21-vjeçarja ishte studente në Tiranë ndërkohë që familja e saj jeton në Zharrës të Fierit.

Familjarët tregojnë se lajmin për ngjarjen e morën përmes televizioneve. E ëma kishte folur në telefon me të bijën vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja, shkruan ‘Panorama’. Ariela i kishte treguar se po shkonte të takonte motrën.

Pasi kanë marr vesh ngjarjen, prindërit e vajzës, së bashku me disa familjarë janë nisur drejt Tiranës me shpresë se vajza do të ishte gjallë. Vetëm kur janë afruar pranë spitalit kanë marr vesh lajmin e hidhur të largimit të saj nga jeta.

Të fundit