Flash News

KRYESORE

Telefonata me Bashën dhe Kryemadhin, DASH: Mos i dorëzoni në masë mandatet

Telefonata me Bashën dhe Kryemadhin, DASH: Mos i dorëzoni në

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Sipas Zërit të Amerikës, diplomati i lartë amerikan, i ka këshilluar dy kryetarët e partive kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë.

Palmer iu bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

Të fundit