Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pas marrjes së informacioneve se në Kamzë ishte rrëmbyer Jak Prenga, agjentët e policisë u vunë në veprim. Përveç kërkimeve për fuoristradën e bardhë në rrethinat e kryeqytetit, ku dëshmitarët thanë se ishte futur 49 vjeçari, ata shkuan edhe në banesën e këtij të fundit, ku kryen kontrolle. Në banesë ata vendosën përgjues, e gjithashtu edhe familjarët e tjerë u vunë në përgjim nga Policia e Shtetit.
Pikërisht aty u arrit që të kuptohet se çfarë kishte ndodhur dhe arsyet e rrëmbimit të 49 vjeçarit. I vëllai i Jak Prengës, Astriti, nga Britania e Madhe telefonoi familjarët e u tha atyre se e dinte për rrëmbimin dhe u kërkoi që në asnjë moment të mos flisnin me policinë në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas tij nuk është mirë që të bashkëpunohet me forcat e rendit, ndërkohë që ai u tha atyre se sasinë e kokainës që ishte caktuar të merrte e kishte dërguar në destinacion. Por sipas Abc news, sasia e kokainës e dorëzuar nuk është e tëra, pasi mungojnë edhe rreth 300 kg të tjera, dhe e gjithë kjo ka çuar në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e 49 vjeçarit.
Pasi morën vesh se pengu ndodhej në resorin në Shijak, u organizua operacioni i forcave speciale.
Vetë vëllai i viktimës u tha familjarëve se ai ishte mirë dhe gjallë. Por nga sekuestrimet e filmimeve nga bizneset përreth nga policia, shikohet se nga fuoristrada e bardhë është nxjerrë një person i zhveshur, i cili u fut në një furgon. Po ashtu janë parë njerëz me lopata.
Të gjitha këto i kanë çuar punonjësit e policisë në përfundimin se viktima është vrarë dhe më pas është groposur, për t’ia fshehur trupin. Një prej të arrestuarve ka shtuar dyshimet se ka varrosur trupin. Në kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë, figura të njohura të botës së krimit.