Flash News

KRYESORE

Telefonatë anonime policisë së Tiranës: Bombë pranë ambasadës çeke

Telefonatë anonime policisë së Tiranës: Bombë

Një telefonatë anonime ka ardhur pak minuta më parë në drejtim të policisë së Tiranës, ku një person i panjohur i tha policisë se pranë ambasadës çeke në kryeqytet është vendosur një bombë, raportojnë televizionet informative.

Pas kësaj policia ka filluar nga kontrollet, me qen anti-eksploviz në zonë, por nuk ka gjetur gjë.

Nuk është saktësuar nëse bomba është vendosur në ambientet e brendshme apo të jashtme të ambasadës.

Kontrollet po vazhdojnë edhe nga forcat xheniere. Dyshimet e policisë janë për një telefonatë të rreme.

News 24 raporton se alarmi vjen në kohën kur bëhet debat nësë shoqërisë ‘Ilirian Guard’ do t’i besohet siguria e ambasadave.

Nga një nëntori rruga e njohur si e e ambasadave do të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

Të fundit