Flash News

KRYESORE

Telefonët me valët celulare më të rrezikshme

Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen ndaj Radioaktivitetit ka publikuar një raport ku tregon se  Xiaomi Mi A1 dhe OnePlus 5T janë dy smartfonët që emetojnë radioaktivitetin më të lartë.

Në këtë listë hyjnë edhe Google Pixel 3 XL dhe Pixel 3 në vendin e 7 dhe 12 për radioaktivitetin më të lartë. iPhone 7 gjendet në vendin e 9.

Lista e telefonëve me radioaktivitetin më të ulët dominohet nga Samsung. Konkretisht Galaxy Note 8 dhe ZTE Axon Elite kishin vlerat më të ulëta SAR, prej 0.17. Ato ndiqeshin nga LG G7 dhe Galaxy A8 me 0.24 SAR.

Sipas agjencisë gjermane, një smartfon i sigurtë ka një nivel radioaktiviteti nën 0.6 SAR.

Të fundit