Flash News

KRYESORE

Telefoni i shpëton jetën një 43-vjeçari në Australi

Shpesh herë telefonët janë bërë shpëtimtarë të jetës së njerëzve dhe kështu ka ndodhur edhe në një rast në Australi, ku smartfoni bllokoi një shigjetë të vërtetë.

Një 43-vjeçar në Australi u sulmua nga një person, sipas policisë lokale. Një sulmues me një hark dhe shigjetë tentoi të godiste 43 vjeçarin jashtë shtëpisë së tij.

Shigjeta e lëshuar përfundoi në telefonin e 43 vjeçarit, ndërsa po përpiqej ta regjistronte me video sulmuesin. Personi i armatosur u arrestua në skenën e ngjarjes në jug të Brisbane.

Të fundit