Flash News

KRYESORE

Telefonoi karabinierët pas sherrit me të dashurin, por hap telashe të mëdha

Telefonoi karabinierët pas sherrit me të dashurin, por hap telashe

Ndonjëherë drejtësia të kthehet si bumerang. Kështu i ndodhi një vajze 29 vjeçare nga Shqipëria, e cila pati një zënkë të madhe me të fejuarin saj dhe i telefonoi karabinerëve që të vinin e ta ndihmonin.

Rreth orës 3:45 të mëngjesit të së martës, 29 vjeçarja e frikësuar nga debati i kërkoi ndihmë policisë së Milanos. Ajo u tha që të vinin në rrugën “Felice Cassati”, pasi nuk po arrinte që të gjente qetësinë me bashkëjetuesin e saj, edhe ai 28 vjeç, po nga Shqipëria, raporton “Il primato nacionale”.

Kur policia u fut në banesë, djali ishte fshehur. Pas kërkimeve, ata e zbuluan atë futur në një dollap. I riu tentoi që të ikte, madje u përplas edhe me karabinierët, e më pas u neutralizua. policët gjetnë në dollap 1 kile marijuanë dhe katër peshore. I riu u arrestua për shpërndarje të lëndëve narkotike, si edhe rezistencë ndaj policisë.

Por edhe vajzës nuk i shkoi më mirë. pas kontrolleve të kryera, rezultoi se ndaj saj ishte dhënë një urdhër për largimin nga Italia më 23 marsin e shkuar. ajo ishte përzënë nga autoritetet, por ishte futur prapë si klandestine në Itali. Kështu, që edhe 29 vjeçarja u vu në pranga.

Të fundit