Telenovela me Benzemanë, sulmuesi braktis Francën për Algjerinë

Historia e Karim Benzemasë te Francës ka kaluar çdo limit, pasi ka sulme dhe kundrasulme. Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer me “Gjelat”, por federata dhe trajneri Deschamps nuk e marrin në konsideratë.

“Karriera ndërkombëtare e Benzemasë ka mbaruar. Është kapitull i mbyllur”, – tha presidenti i Federatës, Noel Le Great. Sulmuesi nuk e ka përtypur këtë gjë dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë.

“Noel, mendoja se ti nuk ndërhyje te vendimet e trajnerit. Dua që të dish se unë dhe vetëm unë vendos kur mbyllet karriera ime me kombëtaret. Nëse ti mendon se kam mbaruar, më lejo të luaj për një nga vendet që mund ta bëj”. Sulmuesi i Realit i referohet Algjerisë, por është shumë e vështirë që të ndryshohet kombëtarja, pasi ka luajtur me Francën në turne zyrtar.